Kthimet & ndërrimet
Duam të jesh 100% e kënaqur. Nëse masa s'të rri mirë ose diçka s'është si e prisje, ndërrimi është i thjeshtë.
Ndërrim mase
Nëse masa s'të përshtatet, e ndërron me një masë tjetër (ose model tjetër me vlerë të njëjtë) brenda 7 ditëve nga marrja e porosisë — mjafton të na shkruash.
Kushtet
- Artikulli të jetë i pariveshur, i palarë dhe me etiketën origjinale.
- Të ruhet paketimi ku ishte e mundur.
- Të kesh të dhënat e porosisë (numri #, ose telefoni me të cilin porosite).
Si të kthesh ose ndërrosh
- Na shkruaj në WhatsApp ose telefono, me numrin e porosisë dhe çfarë do të ndërrosh.
- Të konfirmojmë disponueshmërinë e masës/modelit të ri.
- E sjell artikullin në dyqan (Rruga Peti, Liqeni i Thatë, Tiranë) ose e dërgon te ne — dhe e merr të riun.
Rimbursimi
Për porositë me pagesë në dorëzim, ofrojmë kryesisht ndërrim ose kupon vlere. Nëse artikulli ka defekt nga ana jonë, e zëvendësojmë ose rimbursojmë të plotë pa asnjë kosto për ty.
Transporti i kthimit
Nëse gabimi është nga ana jonë (masë/model i gabuar, defekt), transportin e mbulojmë ne. Për ndërrime nga preferenca personale, kostoja e transportit të kthimit është e klientit.
Ke një pyetje para se të blesh? Na shkruaj — të ndihmojmë të zgjedhësh masën e saktë me tabelën e masave.